KRYEFAQJA » LAJME » Si do të zgjidhen drejtuesit e “Vettingut”

Si do të zgjidhen drejtuesit e “Vettingut”

Mëngjesin e kësaj të marte eskorta e sigurisë së ambasadorit amerikan Donald Lu hyri në oborrin anësor të godinës ku ndodhen zyrat e Bashkimit Evropian në Tiranë.
Diplomati u takua me ekspertët e huaj që kanë nisur punën në Shqipëri prej një jave të kryesuar nga spanjollja Calavera.
Pas qëndrimit në zyrat e partnereve evropiane, Donald Lu u takua vetëm për vetëm me kreun e Kuvendit Ilir Meta dhe besohet se aplikimi i Reformës në Drejtësi ka qenë aresyeja kryesore e takimit.
Në fakt kur nga kalendari do të shkëputet fleta e muajit shkurt, Kuvendi duhet të nisë procedurat për ngritjen e tre institucioneve të reja të vettingut.
Për këtë arsye tek Avokati i Popullit kanë dorëzuar dosjet me dokumenta 190 persona, kryesisht personazhe të panjohur për jetën publike të vendit, prej të cilëve do të dalin vetëm 27 fitues, që do të jenë trupa e re e vettingut në Shqipëri.
Burimet zyrtare bëjnë të ditur se dosjet e 190 kandidateve nuk u janë dorëzuar ekspertëve të ndërkombëtare, sepse avokati i popullit sipas ligjit të vettingut po kryen verifikimin e parë.
Në datën 18 shkurt dosjet me dokumentet e kandidatëve u dorëzohen të huajve, të cilët brenda dy javësh duhet të përgatisin tre lista.
Një listë përmban kandidatët që i plotësojnë kriteret formale. Lista e dytë përmban kandidatët që nuk i plotësojnë kriteret formale, dhe lista e tretë përmban rekomandimet e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.
Në ditët e para të Marsit në proces do të përfshihet Kuvendi i Shqipërisë.
Parlamenti duhet te ngreje komisionin ad-hoc me gjashtë anëtarë, të ndarë në mënyrë të barabartë midis shumicës dhe pakicës parlamentare të cileë do të përgatisin me një procedurë të komplikuar votimi të fshehtë elektronik listat përfundimtare të kandidatëve fitues.
Kushtetuta detyron votim me konsensus për kandidatet fitues ç’ka detyron klimë bashkëpunimi në një kohë kur ethet elektorale kanë nisur të ndihen.

Sicred