KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » SHUMICA RRËZON DEKRETIN E PRESIDENTIT PËR TATIMIN MBI TË ARDHURAT
Krimi në vend, maxhoranca dhe opozita përplasen në distancë

SHUMICA RRËZON DEKRETIN E PRESIDENTIT PËR TATIMIN MBI TË ARDHURAT

Nisma e opozites për vettingun në politikë ka marrë për herë të parë një përgjigje zyrtare nga foltorja e Kuvendit. Edhe pse kjo është java e tretë që opozita mungon në seancë plenare, kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, i është drejtuar kreut të demokratëve për t’i thënë se nuk mund të bëhet vettingu i politikanëve nga vetë politikanët, por vetëm nga mund të bëhet vetëm nga SPAK dhe BKH,Përgjigjia e Ballës përkon me ditën që nisma e opozitës për disa ndryshime Kushtetuese u publikua zyrtarisht edhe nga Parlamenti, për të cilën më herët Lulzim Basha kishte lëshuar akuza.
Parlamenti sot rrëzoi dekretin e Presidentit që kthente për rishqyrtim ligjin për tatimin mbi të ardhurat, ndërsa të pavotuara në axhendë ende mbeten ligji për magjistraturën dhe ndryshimet në kodin rrugor që kërkojnë shumicë të cilësuar.