KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » “Shumë zhurmë për asgjë” në Teatrin Eksperimental

“Shumë zhurmë për asgjë” në Teatrin Eksperimental

Teksa jashtë skene bëhet zhurmë për gjithçka, brenda skenës së teatrit Eksperimental do të bëhet “Zhurmë për asgjë”. E kemi fjalën për vepren e William Shekspirit, që vjen në skenë në regjinë e italianit Carlo Sciaccaluga. Në një botë meshkujsh ku dy gjinitë përballen, konfrontohen, vizatimi shekspirian gjen formë dhe koncept nga trupa e aktorëve të Teatrit Eksperimental ku secili përpiqet të lerë gjurmën e vet.
“Është një dramë e xhelozisë, e zotërimit mashkullor, por edhe një temë shumë aktuale në shoqërinë perëndimore, liria e gruas ne syte e meshkujve, pra ka gjithçka ka kjo komedi” tha regjisori Carlo Sciacaluga.
Në role kryesore janë Myzafer Zifla, Elidon Alika, Alert Celoaliaj, Genci Fuga, Gjergj Mena, Esela Pysqyli, por edhe aktorë të tjerë të cilët luajnë role çelës për historinë. “Dy nga personazhet që e mishërojnë më së miri këtë komedi, konfliktin mes mashkullit dhe femrës, thotë aktorja Esela Pysqyli, janë personazhet që janë betuar për arsye të ndryshme që nuk do të martohen kurrë në jetë, nuk do t’i nështrohen kurrë rregullave që seksi përkatës ka vendosur”. Ndërsa aktori Gjergj mena tha se bëhet fjalë për “Dy karaktere shumë të spikatur shumë humopristikë, komikë të vendosur që i japin ngjyra dhe dimension tjetër veprës”.
Duke filluar nga data 31 mars “Shumë zhurmë për asgjë” do të shfaqet në sallën “Moliere” nga e mërkura deri të dielën.

Sicred