KRYEFAQJA » LAJME » Shullazi kundër gjyqtarëve, braktis sallën

Shullazi kundër gjyqtarëve, braktis sallën

Të pandehurit e çështjes Shullazi e kanë fokusuar luftën e tyre ndaj trupës së gjyqtarëve që ka në gjykim dosjen e bujshme. Në seancën e së martës, avokatët mbrojtës së Emiljano Shullazit, Gilmando Danit, Endrit Zelës, Endrit Qyqjas dhe Blerim Shullazit, kërkuan fillimisht reduktimin e trupës gjykuese nga 5 që janë aktualisht në 3 sikunder e parashikojne ndryshimet e fundit në kodin penal. Por kjo kërkesë nuk u pranua ç’ka solli një tjetër kërkesë ekstreme nga të pandehurit. Ata i cilësojnë të njëanshme vendimet e trupës gjtkuese me drejtues Fran Prendin dhe për këtë arsye dorëzuan kërkesën për largimin e kësaj trupe nga gjykimi i çështjes.
Gjyqtari Prendi tha se kërkesa do të shqyrtohet në ditët në vijim. Kjo ishte pakënaqësia e dytë në seancën e sotme që të pandehurit shprehën kundër trupës së gjyqtarëve, por vendimi që i irritoi më shumë ata ishte mos marrja parasysh e kërkesës për vijimin e dëgjimit të dëshmitarëve që kanë lidhje me çështjen e Hotel “Vollgës” në Durrës dhe jo të episodeve të tjera që në rastin konkret ishte dëshmia në lidhje me kërcënimet e kryera nga banda Shullazi për parkingun e pallatit në zonën e NSHRAK-ut. “Kërkesat tona s’po merren parasysh, ne nuk pranojmë të rrimë në seancë” deklaroi Shullazi i cili u largua. Pas tij lanë sallën në shenjë proteste edhe katër të pandehurit e tjerë. Në seancë dëshmoi Mitri Prifti, kushëriri i të kërcënuarit për parkingun në zonën e NSHRAK-ut. Gjatë marrjes në pyetje ai u shpreh: “Nuk i njoh të pandehurit. Djali i hallës, Jani Zaka ka patur një konflikt për një garazhd me familjen e Fatmir Sinanit. Nuk di ta kenë kërcënuar persona të tjerë”. Në seancën e sotme ishin thirrur për të dëshmuar 9 dëshmitarë, mes tyre edhe ish kreu i hipotekës Ilirjan Muho, por në gjykatë u paraqitën vetëm 2.

Sicred