KRYEFAQJA » LAJME » Shullani: 700 zgjedhës të ngujuar rrezikojnë të mos votojnë

Shullani: 700 zgjedhës të ngujuar rrezikojnë të mos votojnë

Gjakmarrja është një plagë që vazhdon të jetë e hapur në shoqërinë tonë. Nikollë Shullani, Kryetar i “ Misionarëve të Pajtimit të Gjaqeve “ shprehet rreth fenomenit të votimit të personave të ngujuar: “Në rajonin verior, janë rreth 700 votues me probleme gjakmarrjeje.” Pragun e shtëpisë, të ngujuarit nga gjakmarrja duket se nuk do të mund ta kapërcejnë as më 25 Qershor, ditën e zgjedhjeve parlamentare. Në 2011-ën për herë të parë në historinë e pluralizmit shqiptar, të ngujuarit ushtruan të drejtën e tyre kushtetuese për të votuar, por në këto zgjedhje ata po tregohen indiferentë, ndërsa institucionet shtetërore, kanë zgjedhur të heshtin përballë këtij fakti: “Këtë vit me thënë të drejtën nuk ka shumë interesim nga votuesit e ngujuar por ne i kemi bërë thirrje qeverisë dhe I bëjmë sërish që të gjejë një zgjidhje për këta votues njësoj si për invalidët. Ti mundësojë transport të sigurt ose ti çojë kutinë e votimit aty ku ndodhen ata.” Në listën përfundimtare të zgjedhësve publikuar nga Ministria e Brendshme, më 25 Qershor të drejtën e votës e kanë 3.452.308 shtetas, ndër të cileë 136.651 zgjedhës votojnë për herë të pare.

Sicred