KRYEFAQJA » LAJME » Shuhet zjarri që kishte rënë këtë fundjavë në kodrat me ullishte në Levan

Shuhet zjarri që kishte rënë këtë fundjavë në kodrat me ullishte në Levan

Pas më shumë se 3 orë luftë me flakët është bërë i mundur shuarja e flakëve të zjarrit që ka rënë këtë fundjavë në kodrat me ullishte në Levan të Fierit. Pas shuarjes së zjarrit një siperfaqe prej gati 5 ha është shkrumbuar. Si pasojë e këtij zjarri dëmet e llogaritura janë të konsiderushme. Mësohet se janë djegur rreth 5000 rrënjë ullinj, ndërsa për më shumë se 1 orë aksi rrugor Fier-Levan u bllokua për automjetet, duke u kthyer në makth për drejtuesit e automjeteve që përshkonin këtë rrugë.
Kanë qenë pikërisht këta të fundit, udhëtarët dhe drejtuesit e automjeteve të shumta që përshkojnë aksin rrugor Fier-Levan, të cilët kanë njoftuar për zjarrin. Retë e dendura të tymit arritën të zbrisnin deri në rrugë, duke vështirësuar kalimin e mjeteve. Fillimisht nga flakët u përfshinë shkurret, por më pas zjarri nisi të përpinte edhe ullishtet që ndodhen në kodrat e Levanit. Punonjësit e zjarrëfikses kanë qenë menjëherë në vendngjarje, pas marrjes së njoftimit, por ndërhyrja e tyre për fikjen e zjarrit ishte tepër e vështirë për shkak të relievit kodrinor dhe terrenit të kësaj kodre. Deri tani mbetet i panjohur shkaku i rënies së këtij zjarri.

Sicred