KRYEFAQJA » LAJME » Shuhet, Vokrri, legjenda e futbollit kosovar
Shuhet, Vokrri, legjenda e futbollit kosovar

Shuhet, Vokrri, legjenda e futbollit kosovar

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri ka ndërruar jetë të shtunën në moshën 58-vjeçare pas një ataku kardiak, njoftoi me hidhërim kjo federatë.

Vokrri do të mbahet mend si një prej futbollistëve më të mirë shqiptarë për afro dy dekada, në vitet ’70-’90. Karrierën e tij e filloi në Podujevë, ndërsa në vitet ’80 Vokrri kaloi tek skuadra e Prishtinës, pjesëmarrëse e kampionatit të futbollit në ish-Jugosllavi. Më pas ai ishte një nga titullarët e Partizanit të Beogradit, një nga skuadrat më të mira të futbollit jugosllav të asaj kohe. Në 55 ndeshje të luajtura në 3 vite Fadil Vokrri si sulmuesi kryesor shënoi 18 gola.

Më pas ai luajti në Francë tek Nimes, Fenerbahçe dhe Burges sërish në Francë.

Fadil Vokrri ka shkëlqyer edhe si lojtar i kombëtares së Jugosllavisë. Nga viti 1984 deri në vitin 1987 ai zhvilloi 12 ndeshje dhe shënoi 6 gola.

Prej shkurtit të vitit 2008 Fadil Vokrri ishte zgjedhur president i Federatës së Futbollit të Kosovës. Ai është protagonisti kryesorë i përpjekjeve për njohjen e futbollit kosovar nga organet më të larta të futbollit botëror si FIFA dhe UEFA.

Sicred