KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Shuhet Verne Trojer
Shuhet Verne Trojer

Shuhet Verne Trojer

Ka ndërruar jetë në moshën 49 vjeçare, Verne Trojer, aktori që njihet për rolin e Mini-Me në filmat e Austin Powers. Trojer, i cili ishte 81 centrimetra i gjatë, ka luajtur gjithashtu edhe rolin e GripHook në filmin e parë të Herri Poter. – Me trishtim të madh njoftojmë se Verne ndërroi sot jetë. Për vite të tëra, ai luftoi dhe fitoi… por këtë herë fatkeqësisht barra ishte shumë e madhe, – ishte postimi që njoftoi vdekjen e aktorit në faqen e tij zyrtare në Feisbuk. Trojer ka qenë pjesëmarrës edhe në një numër realiti shows televizivë, përfshi edhe Big Brotherin e Celebriteteve që u zhvillua në vitin 2009 në Britani. Shkaku i vdekjes së aktorit nuk është bërë i ditur, por në fillim të këtij muaji, ai pati qenë shtruar në spital.

Sicred