KRYEFAQJA » LAJME » Shuhet Thaka, ish mbrojtësi energjik i “Partizanit”

Shuhet Thaka, ish mbrojtësi energjik i “Partizanit”

Është shuar në mëngjesin e së enjtes në moshën 68-vjeçare një nga personazhet e gjysmëshekullit të fundit të klubit të “Partizanit”, Gjergji Thaka. Ai u lind në qytetin e Korçës më 10 mars të 1949-ës. Shkollën e mesme e ka kryer në qytetin e Tiranës, e më pas kryen studimet e larta në ish-Institutin e Kulturës Fizike dhe Sporteve “Vojo Kushi” në Tiranë. Në vitin 1963 ka nisur futbollin me ekipet e moshave të shkollës “Skënderbej”, duke u aktivizuar në të gjitha nivelet. Në vitet 1968-1978, ka qenë pjesëtar i ekipit të futbollit të Partizanit. Me këtë skuadër, ai është shpallur “kampion kombëtar”, fitues i Kupës së Shqipërisë dhe Fitues i Kupës Ballkanike. Pas mbylljes së karrierës si futbollist, Thaka ka qenë trajner moshash, duke u shpallur edhe “kampion” me të rinjtë, si dhe trajner i ekipit të Partizanit. Për 7 vjet, ai ka shërbyer si zëvendës dhe, më pas, për 3 vjet, edhe si drejtor i klubit të Futbollit “Partizani”. Nga viti 1999, deri në 2002-shin, Gjergji Thaka  ka qenë edhe punonjës i Federatës Shqiptare të Futbollit.

Sicred