KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Shuhet tenori legjendar Gaqo Çako
Shuhet tenori legjendar Gaqom Çako

Shuhet tenori legjendar Gaqo Çako

Bota e muzikës shqiptare është sërish në zi. Tenori legjendar, “Artisti i Popullit” Gaqo Çako është shuar të mërkurën në moshën 83 vjeçare.
Bashkë me Ramiz Kovaçin, Mentor Xhemalin dhe të tjerë, emri i Gaqo Çakos është rreshtuar ndër emrat e mëdhenj të Panteonit të muzikës shqiptare.
Midis viteve 1957 dhe 1961 ai studioi në konservatorin “Çajkovski” të Moskës. Ndërsa pas kthimit në Shqipëri më 1961 u emërua tenor i përhershëm i Teatrit të Operës dhe Baletit të Tiranës. Ai realizoi shumë nga rolet repertorit operistik vendas dhe botërr, duke u bërë kështu tenori kryesor për tri dekada me radhë.
Përvoja dhe karriera e Gaqo Çako mjaft e pasur në operat “Traviata”, “Bohema”, “Rigoleto”, “Norma”, etj, si dhe operat shqiptare “Mrika” e Prenk Jakovës, “Lulja e kujtimit” e Kristo Konos, “Pranvera” e Tish Daisë, “Heroina” e Vangjo Novës, “Skënderbeu” i Prenk Jakovës e “Skënderbeu” i Abdulla Grimcit, “Komisari” i Nikolla Zoraqit, “Zgjimi” i Tonin Harapit, “Toka e jonë” e Pjetër Gacit, etj, e bëjnë atë me një karrierë të shkëlqyer.
“Gaqo Çako nuk jeton më dhe bashkë me të shuhet një tjetër jetë e përkushtuar ndaj artit, duke lënë pas një emër që i mbetet historisë së të kënduarit shqip #RESPEKT.” shkruajti me këtë rast kryeministri Edi Rama.

Sicred