KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Shuhet Sergio Marchione, ish-Presidenti i Ferrarit
Shuhet Sergio Marchione, ish-Presidenti i Ferrarit

Shuhet Sergio Marchione, ish-Presidenti i Ferrarit

Administratori i lartë, ish-presidenti i Ferrarit, Sergio Marchionne është ndarë nga jeta në spitalin universitar të Zyrihut, në moshën 66 vjecare. Marchionne ishte shtruar në spitalin e Zyrihut, pasi shëndeti i tij u përkeqësua pas një operacioni në shpatullën e djathtë. Por 10 ditë më parë gjendja e tij u rëndua për shkak të asaj që mjekët e përcaktuan si “komplikacione post-operacioni” ”Sergio Marchionne ka qënë ish-drejtuesi ekzekutiv i kompanisë së makinave Fiat-Chrysler. Dashuronte makinat e shpejtësisë. Pasi përmbushi misionin e tij tek FIAT, ëndërra e tij sihte të qendronte në drejtimin e Ferrarit, markë të cilën e coi tek suksesi në kuotimin në bursë në 2015. Meritë e tij ishte edhe rikthimi në Formula 1 e markës Alfa Romeo. Sipas të përditshmes La Stampa, pas operacionit në shpatull, Marchionne kishte shfaqur komplicacione “të papritura” që e cuan në një atak kardiak. Menaxheri u dërgua në sallën e rianimacionit, ku pësoi edhe një goditje të dytë, që i shkaktoi vdekjen natyrale. Lajmi për vdekjen e Sergio Marchionne ka tronditur edhe botën e futbollit. Stima dhe pëlqimi për ish-presidentin e Ferrarit ishte e madhe, por ndër më të prekurit nga ky lajm i hidhur ka qenë Juventus e presidenti Andrea Agnelli, i lidhur me një raport miqësie me menaxherin. “Udhëtim të mbarë Sergio, vazhdo të na ndricosh” është postimi i numrit 1 bardhezi.

Sicred