KRYEFAQJA » LAJME » Shuhet Sallaku, një emër i shquar i mjeksisë shqiptare
Shuhet Sallaku, një emër i shquar i mjeksisë shqiptare

Shuhet Sallaku, një emër i shquar i mjeksisë shqiptare

Mjekësia shqiptare ka humbur një nga figurat e saj më të shquara. Shefi i Shërbimit Onkologjik në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” prof. Agim Sallaku është ndarë nga jeta në moshën 62 vjeçare. Prej disa vjetësh ai vuante nga një sëmundje e pashërueshme, por me shumë sakrifica vazhdonte të qëndronte pranë të sëmurëve. Prof. Sallaku konsiderohet si një nga figurat e shquara të mjekësisë shqiptare veçmas onkologjisë. Me një kontribut në afro katër dekada ai ka lënë gjurmë të pashlyera në këtë fushë. “Shqipëria dhe mjekësia jonë humbën një figurë të shquar, një përfaqësues të spikatur e të denjë të plejadës së mjekëve me kontribut tepër të vyer” shkruajti me këtë rast presidenti Ilir Meta.

Sicred