KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Shuhet Rexhep Çeliku, shqiponja e valleve shqiptare
Shuhet Rexhep Çeliku, shqiponja e valleve shqiptare

Shuhet Rexhep Çeliku, shqiponja e valleve shqiptare

U nda sot nga jeta, ne moshen 63 vjecare “Mjeshtri i Madh” Rexhep Çeliku, solisti i parë i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore. Çeliku vuante nga një sëmundje e rëndë. Disa ditë më parë, Presidenti Ilir Meta i dha titullin “Nderi i Kombit”, ceremoni në të cilën Mjeshtri Çeliku u paraqit vetë, edhe pse i sëmurë . Është nderuar edhe me titullin “Mjeshtër i Madh”, akorduar nga ish-Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu, me motivacionin “për interpretim me nivel të lartë artistik të të gjitha valleve shqiptare dhe transmetimin e saj duke ruajtur origjinalitetin”. Rexhep Çeliku ka lindur me 19 korrik 1954 në Tiranë. Që nga viti 1976 ka punuar solist i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore dhe numëron në reportorin e tij artistik rreth 8 mijë shfaqje brenda dhe jashtë vendit.

(Visited 103 times, 103 visits today)
Sicred