KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Shuhet Qendro, profesionisti i Artit dhe Mendjes

Shuhet Qendro, profesionisti i Artit dhe Mendjes

Bota shqiptare e artit dhe kulturës ka marrë sot një lajm të hidhur. Është ndarë nga jeta pas një sëmundjeje të rëndë Gëzim Qendro, ish-drejtor i Galerisë Kombëtare të Arteve në Shqipëri për 4 vite, nga viti 1998 – 2002. Kritik dhe historian i estetikës dhe artit, Qendro kishte kryer studime për Estetikë në Universitetin Paris VIII; në Academie van Beeldende Vorming, në Amsterdam; ishte kurator ekspozitash të artit pamor; drejtues i Departamentit të Art&Dizajnit në Universitetin Polis; pedagog i lëndëve gjuhë pamore, filozofi arti dhe histori arti, përkthyes.
Gëzim Qëndro ishte një ndër njohësit më të mirë të historisë së artit dhe të zhvillimeve të artit shqiptar, sidomos pas viteve 90-të.” Arkeologjia e mëngjesit” është një tjetër studim interesant i periudhës së artit modernist të Kosovës realizuar prej tij.
Qëndro është i njohur për vështrimet e tij të mprehta përsa i përket periudhës së artit të soc-realizmit. Vepra e tij e fundit e botuar është “Kinostudioja “Shqipëria e vjetër”,një studim rreth arkitekturës dhe formave që ka ndërtesa që projektuan rusët dhe ku u vendos “hollivudi” shqiptar.
Lajmin e ndarjes së qendors nga jeta e ka njoftuar përmes një postimi në rrjetin social, edhe ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro. Ajo e cilëson Gëzim Qendron një nga më të mirët, më profesionistët e më të mençurit e Artit dhe të Mendjes, drejtori që bëri kthesën në Galerinë Kombëtare të Arteve, duke e quajtur të pazëvendësueshëm. Ndërkaq, homazhet për nder të Gëzim Qendros do të mbahen nesër në orën 10:00 deri në 11:00 në GKA.

Sicred