Ndërroi jetë në moshën 69 vjeçare Prof. Luan Hajdaraga, një nga figurat kryesore të së majtës shqiptare. Pak kohë më parë ai pësoi një ishemi cerebrale dhe u çua me urgjencë për kurim në Turqi, por më pas u kthye në QSUT “Nënë Tereza” ku dhe mbylli sytë të hënën.
Luan Hajdaraga ka qenë një figurë mjaft e njohur e politikës shqiptare nga shembja e komunizmit deri më sot. Ai ka mbajtur një seri postesh të larta qeveritare dhe partiake në PS, si dhe ka qenë edhe deputet i kësaj force politike. Nga viti 1998 deri në vitin 2000 ai ka qenë dhe Ministër i Mbrojtjes. Hajdaraga për shumë vite ka qenë edhe nënkryetar i Partisë Socialiste.
Luan Hajdaraga do të mbahet mend edhe si një personalitet në fushën e psikologjisë. Ai është autor i disa punimeve shkencore në fushën e psikologjisë eksperimentale dhe psikologjisë së fëmijëve.