KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Shuhet PLUS, kompania e parë celulare me kapital shqiptar
Shuhet PLUS, kompania e parë celulare me kapital shqiptar

Shuhet PLUS, kompania e parë celulare me kapital shqiptar

Kompania shqiptare e telefonisë celulare Plus Communication njoftoi se do të ndërpresi shërbimin e saj më 1 janar 2018. Këtë kompania e bëri të ditur me anë të një njoftim në faqen e saj në internet, por edhe në një mesazh që ju ka nisur abonentëve të saj. “Për të siguruar vazhdimësinë në shërbimet e telefonisë së lëvizshme, ju këshillojmë të kaloni tek një nga operatorët celularë që operojnë në treg” këshillon kompania abonentët. Plus kërkon që brenda një muaji “të gjithë pajtimtarët me parapagesë duhet të konsumojnë balancat e tyre të mbetura, ndërsa të gjithë pajtimtarët me kontratë duhet të shlyejnë të gjithë detyrimet sipas kontratës së pajtimit”. Në njoftim nuk jepen arsyet që e kanë shtyrë Plus Communication të ndërmarri këtë veprim.
Plus ishte operatori i katërt i telefonisë celulare që hyri në tregun shqiptar afro pak vjet më parë me kapital tërësisht shqiptar. Plusi investoi fillimisht 35 milionë euro dhe synonte të arrinte shifrën 100 milionë euro. “Ne synojmë të bëhemi kompania lider në tregun e telekomunikacionit në Shqipëri” deklaroi në atë kohë një nga krijuesit e tij. Por që nga viti 2010 kompania ka rezultuar me humbje të konsiderueshme që vit pas viti janë shtuar. Sipas të dhënave, me rreth 208 mijë abonentë, ajo zinte 5.23 përqind të tregut të telefonisë celulare në Shqipëri. Ky treg vlerësohet se bën një xhiro prej rreth 270 milionë euro në vit. Për tremujorin e parë të viti 2017 raportet janë ndarë Vodafone 48.22 %, Telekom Albania 33.95 %, Albtelekom 12.6 % dhe Plus 5.23 %. Pas largimit të Plus në Shqipëri do të mbeten 3 operatorë të shërbimit celular.

(Visited 208 times, 1 visits today)
Sicred