KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Shuhet Minxolli, zhongleri që “foli” shqip
Shuhet Minxolli, zhongleri që "foli" shqip

Shuhet Minxolli, zhongleri që “foli” shqip

Cirku shqiptar ka humbur një nga figurat më të spikatura të tij. Zhongleri Halit Minxolli ka ndërruar jetë në moshën 72 vjeçare. Ai është angazhuar në artin e bukur të zhonglimit që në moshën 9 vjeçare në ish Pallatin e Pionierëve në Tiranë. Më pas në grupin akrobatik të Estradës së Shtetit dhe në Estradën e Ushtarit.
Pas diplomimit në IFK ” Vojo Kushi” Tiranë, në vitin 1969 Halil Minxolli fillon punë si zhongler profesionist, për të punuar pa ndërprerje deri në vitin 1999, kur doli në pension. Në këtë angazhim të gjatë artistik ka qenë pjesëmarrës në të gjitha premierat e realizuara nga institucioni. Ka ekzekutuar dhe krijuar një numër shumë të madh kombinimesh zhonglimi solo dhe me partnerë. Artisti Minxolli ka meritë të veçantë në krijimin e numrave me përmbajtje dhe karakter kombëtar, duke bërë që arti i zhonglerimit të “flasë” shqip.
Si President i Shoqatës Mbarëkombëtare të Artistëve të Cirkut Profesionist dhe Amator, ka ndikuar në lartësimin e vlerave të cirkut Shqipëtar, ka mundësuar pjesëmarrjen e artistëve Shqipëtar në aktivitete ndërkombëtare, si dhe bashkëpunime në marrjen e instrumenteve dhe literaturës bashkëkohore për cirkun.

Sicred