KRYEFAQJA » LAJME » Shuhet Luarasi, “gardiani” i portës së Dinamos
Shuhet Luarasi, "gardiani" i portës së Dinamos

Shuhet Luarasi, “gardiani” i portës së Dinamos

Ish-legjenda e Dinamos dhe futbollit shqiptar, portieri Ilir Luarasi, është shuar papritur në shtëpinë e tij në Francë, njoftojnë burime të ndryshme informacioni. Luarasi i cili në mars do të mbushte 65 vjeç, do të mbahet mend si një nga figurat më të njohura të futbollit shqiptar në vitet ’70-’80. Ai ishte gardiani i portës së “Dinamos” një ndër ekipet më në zë të futbollit shqiptar. Nga viti 1976 deri në vitin 1987 ai ishte pjesë e një ekipi futbollistësh elitarë si Sejdini, Zëri, Përnaska, Ballgjini, Targaj, Çoçoli, Marko, Demollari, etj. Bashkë me shokët e tij dinamovitë ai ka ngritur lart disa kupa dhe kampionate.

Sicred