KRYEFAQJA » LAJME » Shuhet kryeministri i parë i Kosovës Bajram Rexhepi

Shuhet kryeministri i parë i Kosovës Bajram Rexhepi

Ish-kryeministri i Kosovës Bajram Rexhepia ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit të së hënës, bëjnë të ditur burime mediatike. Ai ndodhej prej disa muajsh në koma dhe ishte duke um kuruar në një spital në Turqi pas disa goditjeve ishemike.
Bajram Rexhepi 63 vjeç, ishte me profesion mjek. Gjatë luftës më 1999 me Serbinë, Rexhepi i u bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe kaloi tre muaj në male duke shërbyer si mjek në zonën operative të Shalës. Pas luftës, Rexhepi shërbeu si kryetar i këshillit bashkiak të Mitrovicës dhe Kryetar i pjesës së jugut të qytetit të ndarë, si dhe kreu i degës së organizatës PDK në qytet. Më 4 mars të vitit 2002, pas tre muaj bisedimesh dhe me ndërmjetsimin e kryeadministratorit të atëhershëm të Kosovës Michael Steiner, Kuvendi i Kosovës zgjodhi Bajram Rexhepin si Kryeministrin e parë të Kosovës dhe Ibrahim Rugovën si president. Ai ka qene edhe ministër i brendshëm në qeverinë e Kosovës.