KRYEFAQJA » LAJME » Shuhet kolegu Qani Mehmedi
Shuhet kolegu Qani Mehmedi

Shuhet kolegu Qani Mehmedi

U nda sot nga jeta në moshën 64-vjeçare Qani Mehmedi, njëri nga emrat më të njohur të gazetarisë në botën shqiptare.
Gazetari Qani Mehmedi në fillim të viteve ’90-të deri në mbarim të luftës në Kosovë, ka qenë pjesë e ekipit të vyer të Radiotelevizionit të Prishtinës pranë Radiotelevizionit Shqiptar. Ai ka dhënë një kontribut të çmuar në informimin e opinionit të gjerë publik për zhvillimet në Kosovë, Maqedoni, në trojet e tjera dhe në Diasporën shqiptare.
Qani Mehmedi shquhej për mendim kritik, solidaritetin me kolegë dhe mbi të gjitha për përkushtimin e tij kombëtar dhe profesional.
Në vitët e pasluftës Qani Mehmedi ka punuar në Radiotelevizionin e Kosovës dhe në disa media të shkruara.
Para dhjetë ditësh ai është ndëruar me çmimin ndërkombëtar për gazetari, “Ballkani-zemra e Europës”.
Qani Mehmedi do të prehet në vendlindjen e tij në Drogomisht të Kërçovës.

Sicred