KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Shuhet Ingvar Kamprad, babai i IKEA-s
Shuhet Ingvar Kamprad, babai i IKEA-s

Shuhet Ingvar Kamprad, babai i IKEA-s

Biznesmeni i spikatur me një të kaluar mjaft të diskutueshme, multimiliarderi suedez, Ingvar Kamprad themeluesi i numrit një në botë i mobiljeve IKEA, vdiq në moshën 91 vjeç. Lajmin e njoftoi të dielën dega suedeze e grupit në rrjetin social Twitter. Kamprad ndërroi jetë qetësisht në shtëpinë e tij në qytetin e lindjes në Smaland, ku themeloi IKEA-n që në moshën 17 vjeç.
”Ishte një biznesmen i veçantë me shumë peshë në ekonominë suedeze”, u shpreh kryeministri suedez, Stefan Löfvén i intervistuar nga agjencia suedeze TT.
Djali i një bujku, Kamprad u rendit në mesin e më të pasurve të globit duke propozuar mobilje origjinale të gatshme për montim dhe aspak të shtrenjta. Perandoria e tij aktualisht ka të punësuar rreth 190 000 persona në botë dhe ka një xhiro vjetore prej 38 miliardë euro.
Kamprad jetoi në Zvicër mes viteve 1977 dhe 2014, pas daljes në pension disa vite më parë, duke i lënë drejtimin tre djemve të tij.

Sicred