KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Shuhet George Young, mentori i AC/ DC
Shuhet George Young, mentori i AC/ DC

Shuhet George Young, mentori i AC/ DC

Muzikanti i njohur australian dhe mentori i grupit legjendar të hard rock-ut AC/DC, George Young vdiq të hënën pas një sëmundjeje, njoftoi familja e tij. “Me dhimbje në zemër duhet të njoftojmë vdekjen e vëllait dhe mentorit tonë, George Young”, shkruan grupi i njohur i muzikës rock AC/DC në website e tij. “Pa ndihmën dhe drejtimin e tij nuk do të kishte AC/DC”, thekson grupi. ”Young ishte 70 vjeç”, njoftoi rrjeti informativ ”Rundfunk ABC”.  Shkaku i vdekjes nuk u bë i ditur, pas kërkesës së familjes së tij. Young ishte vëllai i themeluesve të AC/DC, Angus dhe Malcom Young.

Sicred