KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Shuhet Areta Franklin, Mbretëresha e Soulit
Shuhet Areta Franklin, Mbretëresha e Soulit

Shuhet Areta Franklin, Mbretëresha e Soulit

Ikona e muzikës “soul” Areta Franklin ka ndërruar jetë të enjten, rrethuar nga familja dhe miqtë në shtëpinë e saj në Detroit, pas një beteje të gjatë me sëmundjen. Ajo ishte 76 vjeçe. Franklin kishte anulluar dy koncerte të planifikuar për në prill dhe mars të këtij viti dhe nuk kishte dalë në publik që kur mori pjesë në festivalin e Elton John AIDS Foundation në Nju Jork nëntorin e kaluar. Performanca e saj përfundimtare publike ishte në Qendrën Mann në Filadelfia në gusht 2017.
Vajza e një Baptisti, Franklin u lind në Memphis, Tenesi më 1942. Familja e saj më vonë u zhvendos në Detroit dhe ajo filloi të këndonte në kishën e babait të saj. Nënë e katër djemve, ajo kishte fëmijën e saj të parë në 1955 dhe të dytin në 1957.
Franklin filloi karrierën si këngëtare profesioniste kur ishte 18 vjeç. Brenda tre viteve, ajo kishte lëshuar disa nga hitet e saj më të famshme, që do ta karakterizonin gjithnjë, përfshirë “Respect’ dhe “U’Say a little pray”. Deri në fund të dekadës, ajo tashmë e kishte forcuar statusin e saj si Mbretëresha e Soulit. Stili i Franklin si një muzikante legjendare nuk mund të harrohet. Ajo fitoi 18 Grammy Awards, u fut në Rock and Roll Hall of Fame në vitin 1987 dhe është gjithashtu një nga artistët më të shitur të muzikës së të gjitha kohërave, duke shitur më shumë se 75 milionë disqe.
“Një forcë nga parajsa. Diçka që e bën Zoti. Dhe Aretha është një dhuratë nga Perëndia, “shkruante revista Rolling Stone, duke e quajtur atë këngëtaren më të madh të të gjitha kohërave. “Kur vjen puna për të shprehur veten përmes këngës, nuk ka asnjë që mund ta prekë atë. Ajo është arsyeja pse gratë duan të këndojnë. “

Sicred