KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Shuhet aktorja Hajrie Rondo
Shuhet aktorja Hajrie Rondo

Shuhet aktorja Hajrie Rondo

Aktorja e njohur shqiptare Hajrie Rondo, ka ndërruar jetë në moshën 66 vjeçare. Njoftimin e dha mes dëshpërimit familja e saj, e cila bëri të ditur se aktorja vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë.
Hajrie Rondo do të mbahet mend për rolet e shumta dhe plot jetë në aktivitetin e saj artistik. Më së shumti ajo ishte e pranishme në skenën e teatrit me 120 role, si dhe 40 personazhe të spikatur në kinematografi. Një prej tyre është ai i Tanës tek filmi “Përrallë nga e kaluara”, një ekranizim i veprës “14 vjeç dhëndër” të A.Z.Çajupi.
Rreth një vit më parë Hajrie Rondo dha shfaqjet e fundit ndërsa ishte mjaftë e sëmurë. Xhesti i saj, por edhe kontributi i dhënë në vite, u vlerësuan si shembull frymëzimi dhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i dorëzoi me këtë rast Medaljen e Mirënjohjes.

Sicred