KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Shtypi i italian ka si kryetituj fitoren e Metës dhe Moros në Sanremo
Shtypi i italian ka si kryetituj fitoren e Metës dhe Moros në Sanremo

Shtypi i italian ka si kryetituj fitoren e Metës dhe Moros në Sanremo

Shtypi i shkruar italian ka patur të dielën si kryetitull të tij fitoren që Ermal Meta dhe Fabrizio Moro arritën në edicionin e 68-të Festivalit të Sanremos. “Sanremo 2018”, Ermal Meta dhe Fabrizio Moro fitojnë festivalin, eshte titulli i lajmit të agjencisë italiane të lajmeve ANSA, e cila përcjell dhe emocionet që ofroi nata finale e eventit më të rëndësishëm të muzikës italiane.
Gazeta “La Republika” citoi fjalët e Fabrizio Moros pas fitores, i cili ia dedikoi cmimin djalit të tij, Liberos. Një emocion i papërshkrueshëm, u shpreh Ermal Meta, i cili ia dedikoi çmimin e tij shtëpisë diskografike Meskal, e cila besoi në të kur nuk besonte askush tjetër, shkruan gazeta italiane.
Finalja e edicionit të 68-të të Festivalit të Sanremos rezervon empcione të forta. Ermal Meta dhe Fabrizio Moro fitojnë çmimin e parë, shkruhet në edicionin italisht të “Hafington Post”. Gazeta online “Il post” ka shkruar për jetën e dy fituesve. Meta është shqiptar, dhe Moro nga Roma, të dy kanë marrë pjesë disa herë në festival dhe janë autorë të këngëve kënduar nga të tjerë, shkruan kjo media.
Pavarësisht se një gazetë që i dedikohet Sportit, lajmi ishte edhe kryetitull, i “La Gazeta delo sport”. Ermal Meta dhe Fabrizio Moro fitojnë me “Nuk më Keni bërë asgjë”. Sipas kësaj gazete kjo ishte një fitore e dytë për dyshen e cila triumfoi pas akuzave për plagjiarizëm.

Sicred