KRYEFAQJA » LAJME » Shtyhet vendimi për gjykimin e gjeneralit serbo-boshnjak Ratko Mlladiç

Shtyhet vendimi për gjykimin e gjeneralit serbo-boshnjak Ratko Mlladiç

Gjyqi për krime lufte dhe gjenocid ndaj ish-shefit ushtarak serbo-boshnjak, gjeneralit Ratko Mladiç, u mbyll mbrëmë, ndërkohë që 3 gjykatës të Kombeve të Bashkuara kanë shtyrë qëllimisht periudhën e diskutimeve për vendimmarrjen, një proces që pritet të marrë afro një vit kohë. Prokurorët dhe pala mbrojtëse e Mladiçit dhanë edhe versionet e tyre përfundimtare, përpara se kryegjyqtari te shtynte seancen derisa gjykata të japë verdiktin e saj për 11 akuza, mes të cilave për gjenocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Prokurorët kërkuan nga gjykatësit e Tribunalit për krimet e luftës në ish-Jugosllavi me seli në Hagë, të dënojnë Mladiçin me burgim të përjetshëm, i akuzuar si truri i masakrave të ndodhura në Bosnjë gjatë luftës së viteve ’92-’95. Ndërsa avokatet mbrojtës të tij kanë kërkuar pafajësinë. Prokurori Alan Tieger u përpoq të përmblidhte çështjen e tij dhe të kundërshtonte pretendimet se Tribunali i Hagës është i njëanshëm kundër serbëve, që faktikisht kanë përbërë edhe shumicën e të dyshuarve të dënuar nga kjo gjykatë. Faza përfundimtare e këtij gjyqi, në rastin e Mladiç, është një arritje historike për Tribunalin e Hagës, që u ngrit në vitin 1993 teksa Ballkani ende ziente nga luftrat, e prej atëherë ka hetuar me sukses me dhjetëra të dyshuar. Gjyqi ndaj Mladiç është i fundit, përpara se Gjykata për Krimet e Luftës të pushojë së ekzistuari, teksa çështjet e mbetura gjyqësore do t’ia kalojë një institucioni të quajtur “Mekanizmi i OKB-së për Tribunalët Ndërkombëtarë të Krimeve”.

Sicred