KRYEFAQJA » LAJME » Shtyhet procesi ndaj gjyqtares Fana
Shtyhet procesi ndaj gjyqtares Fana

Shtyhet procesi ndaj gjyqtares Fana

Ish gjyqtarja e Gjykatës së Lartë Mirela Fana nuk u paraqit para trupës gjykuese të Kolegjit të Apelimit për të marrë pjesë në seancën ndaj saj. Zonja Fana i ka paraqitur Presidentit të Republikës dorëheqjen nga detyra si gjyqtare në datën 30 Janar 2017, përpara se të hynte në fuqi ligji i Vettingut. Trupa gjykuese e mbledhur sot nuk arriti të zhvillojë seancën e parashikuar, pavarësisht se gjyqtarët e lartë thanë se zonja Fana kishte marrë njoftim për çështjen në ngarkim të saj. Gjyqtarët e Kolegjit me shumicë votash vendosën të kërkojnë edhe një herë prezencën e ish gjyqtares para Kolegjit të Apelimit. Seanca e ardhshme u vendos të zhvillohet në datën 10 shtator.
Ish gjyqtarja ka shfrytezuar të drejtën që i jep Kushtetuta për t’ u dorëhequr nga sistemi i drejtësisë dhe për këtë aresye kontrolli i saj nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ishte pushuar disa muaj më parë.
Ky vendim që përjashton Mirela Fanën nga kontrolli i Vettingut është ankimuar nga Komisioneri Publik Florian Ballhysa në Kolegjin e Apelimit.

Sicred