KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Shtyhet me 2 vite ligji i lojrave të fatit
Ahmetaj: Asgjë të re lidhur me tatimin mbi lojrat e fatit

Shtyhet me 2 vite ligji i lojrave të fatit

Komisioni i Ekonomisë miratoi shtyrjen me dy vite të hyrjes në fuqi të ligjit për Lojërat e Fatit, një propozim i 5 deputetëve të mazhorancës. Sipas propozuesve aplikimi i ligjit që parashikon mbylljen e këtij aktiviteti nuk është i mundur aktualisht, pasi prishja e kontratave dëmton buxhetin dhe do të prekte direkt të punësuarit e këtij sektori. Megjithate, krahas shtyrjes së afatit, ligji pësoi disa ndryshime, që sipas kryetarit të komisionit të ekonomisë Erjon Braçe janë thelbësore. Së pari, është parashikuar që në rast se një pikë basti apo një sallë kazinoje elektronike do të mbyllet ajo nuk mund të rihapet. Së dyti, xhiro totale që këto subjekte kontribuojnë në buxhet në mbështetje të sportit, turizmit dhe kulturës është rritur në 0.4% pikë përqindje. Gjithashtu është kufizuar reklamimi i lojrave të fatit.