KRYEFAQJA » LAJME » Shtyhet caktimi i masave për bandën “Avdyli”

Shtyhet caktimi i masave për bandën “Avdyli”

Në Gjykatën e Apelit Të Krimeve të Rënda është zhvilluar seanca ku të gjithë të arrestuarit e operacionit “Vol-Vo 4”, pjesë e bandës “Avdyli” të Shijakut, kundërshtuan masat e sigurisë vendosur nga Shkalla e Parë. Në sallën e gjyqit kanë munguar dy ish-deputetët socialistë Arben Ndoka dhe Arben Çuko të cilët janë përfaqësuar nga avokatët e tyre. Të gjithe personat që ishin sot në sallë kanë mohuar para Gjykatës akuzat e trafikut të drogës, grupit të strukturuar kriminal apo tjetërsimin e pronave të kryer në bregdetin e Lezhës. Mësohet se në seancë ka folur Astrit Avdyli, i konsideruar si koka e bandës së Shijakut. Ai ka kërkuar lirinë, kur ka bërë një thirrje të fortë “Rroftë Vangjush Dako, rroftë Partia Socialiste, se aty i qaj hallet”. Kjo deklaratë u bë pas akuzave se ai ka lidhje me kryebashkiakun e Durrësit. Në përfundim, apeli i Krimeve të Renda vendosi të shtyjë dhënien e vendimit për 34 të arrestuarit e operacionit “Vol-Vo 4”, 24 prej të cilëve janë në burg, 8 nën masëne arrestit të shtëpisë dhe dy me detyrim paraqitje.

Sicred