KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Shtrëngohen kushtet për dhënien e kredive
Shtrëngohen kushtet për dhënien e kredive

Shtrëngohen kushtet për dhënien e kredive

Bankat kanë shtrënguar kushtet për dhënien e një kredie si për bizneset dhe për qytetarët. Rezultatet e Vrojtimit të Aktivitetit Kreditues për tremujorin e parë vlerësojnë se standardet e kredisë janë shtrënguar. Bankat kërkojnë më shumë “llogari” për të ardhurat si dhe kanë shtuar kushtet për kolateralin.
Referuar rezultateve të vrojtimit të Bankës së Shqipërisë shtrëngimi i standardeve të kreditimit ka qenë më i dukshem në segmentin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, ndërkohë që për bizneset e mëdha standardet jane thuajse të pandryshuara.
Nga ana tjetër standardet e kredisë për qytetarët kanë qenë më të shtrënguara tek kredia për blerje banese dhe kredia konsumatore.
Sipas vrojtimit të bankës qëndrore shkak për këtë situate tek bizneset vlerësohet të jenë problemet specifike të sektorit, mjaftueshmëria e kapitalit, situata e perceptuar makroekonomike, si edhe huatë me probleme. Ndërkohë që për qytetarët shtrëngimi i standardeve diktohet nga gjendja financiare dhe zhvillimet në tregun e pasurive të paluajtshme.
Edhe në tremujorin e dytë të këtij viti bankat parashikojnë të njëjtën situatë sa i përket kushteve të kredisë.

Sicred