KRYEFAQJA » LAJME » Shtohet presioni i ndërkombëtarëve ndaj politikës kosovare
Gutierres: Vrasja e fëmijëve e papranueshme

Shtohet presioni i ndërkombëtarëve ndaj politikës kosovare

Ndërsa në Ballkan opinionet e politikës dhe të rretheve publike e diplomatike kanë gjetur vend gjatë pushimeve të nxehta të angazhohen dhe për Kosovën, Këshilli i Sigurimit jep vlerësimet e ecurisë së shtetit që ende duhet të raportojë në OKB. Mediat kanë njoftuar dokumentin e Guterries që i quan bisedimet Kosovë – Serbi nën pushtetin e sfidave të vështira.
Vështirësia e shtuar dhe nga prevalimi i politikave të brendshme të Kosovës ndaj performancës së nevojshme për stabilitet dhe për pjekuri përkundrejt kauzës, ka patur apelin e vet dhe nga Bashkimi Europian ditët e fundit kur Kuvendi i Kosovës dështoi të vërë në funksionim rezultatin e zgjedhjeve të fundit, dhe ato të parakohshme. Nxitja europiane edhe në kushtet e një formule kapriçoze qeverisëse të Kosovës, synon megjithatë të bëjë esëll politikën që duhet të nxjerrë një qeveri që do realizojë reforma ligjore e ekonomike, të arrijë liberalizimin e vizave për qytetarët e saj dhe angazhohet siç duhet për bisedime me Serbinë.
Ndërkohë që kjo e fundit ka shpallur nisjen e një fushate mbarëkombëtare për zgjidhjen e marrëdhënieve shqiptaro-serbe, e reflektuar në shkëmbime mediatike në distancë edhe mes udhëheqësve të Shqipërisë e Serbisë, detyrat e politikës së Kosovës aq sa janë urgjente për zgjidhje, aq janë vendosur funksionalisht për në kalendat greke prej bojkotimit të kushtëzuar të parlamentit të sapozgjedhur. E ndërsa europianët e shohin përmbushjen e rolit të politikës së Kosovës si detyrim ligjor e kushtetues, vjeshta kur serbët do diskutojnë masivisht marrëdhëniet me shqiptarët, nuk ka ende kalendar për politikën e sapozgjedhur të Kosovës, që më së paku duhet të konkludojë mandatimin e një qeverisjeje të ligjshme.

Sicred