KRYEFAQJA » LAJME » Shtohet fluksi i kalimeve drejt Greqisë
Shtohet fluksi i kalimeve drejt Greqisë

Shtohet fluksi i kalimeve drejt Greqisë

Pasi kanë kaluar festat e fundvitit në vendlindje bashkatdhetarët tanë që jetojnë dhe punojnë në Greqi kanë nisur kthimin për në shtetin fqinj. Aktualisht në stacionin kufitar të Kakavijes po regjistrohet një fluks në ritje i këmbësorëve dhe automjeteve që udhëtojnë në drejtim të Greqisë. Sipas burimeve zyrtare në Policinë Kufitare në Gjirokastër gjatë 24 orëve të fundit në dalje të tokës shqiptare janë regjistruar rreth 5 500 këmbësorë dhe 1 350 automjete. Pala shqiptare punon me 4 sportelele ndërsa ajo greke me 3 të tillë duke shmangur rradhët e pritjes në kufi. Gjatë inspektimeve që zhvilluan së fundi në Kakavije drejtues të policisë kufitare garantuan marjen e masave si nga pala shqiptare ashtu dhe ajo greke për shamngien e orëve të pritjes për emigrantët që kthehen në Greqi.

Sicred