KRYEFAQJA » LAJME » Shtohet fluksi i hyrje – daljeve në Kakavijë

Shtohet fluksi i hyrje – daljeve në Kakavijë

Gjatë 24 orëve të fundit në sportelet e daljes nga toka shqiptare në stacionin kufitar të Kakavijës janë regjistruar rreth 4 mijë e 500 këmbësorë si dhe 1100 automjete. Gjatë ditës së sotme në pjesën tonë të kufirit kanë funksionuar katër sportele për kontrollin e dokumentave, ndërsa pala greke ka punuar me dy sportele në hyrje. Ndryshe nga vitet e tjera ankesat për pritje të gjata në kufi duket sa janë reduktuar.

Pothuajse i njëjti fluks lëvizje vazhdon të regjistrohet edhe në hyrje të tokës shqiptare nga Greqia. Gjatë 24 orëve të fundit nëpërmjet stacionit kufitar të Kakavijës kanë hyrë në vendin tonë rreth 4 mijë këmbësorë dhe 1 mijë automjete.

Të dyja policitë shqiptare dhe greke kanë përforcuar kontrollin kufitar për goditjen e tentativave të trafiqeve të paligjshme dhe kryesisht të narkotikëve.

Sicred