KRYEFAQJA » LAJME » Shtohen vizitorët në Parkun Arkeologjik të Apollonisë

Shtohen vizitorët në Parkun Arkeologjik të Apollonisë

Nisja e sezonit turistik veror, vjen me një punë të mirë të bashkisë Fier, që u shërben banorëve të Pojanit, por dhe vizitorëve të Parkut Arkeologjik të Apolonisë. Sapo ka përfunduar rikonstruksioni i rrugës Fier- Pojan: “Ka ndryshuar gjithçka, është bërë rruga shumë e bukur, ka lezet të kalosh ndërkohë që më përpara nuk kaloje dot as në këmbë. Kemi përshtypjet më të mira, kanë punuar pasi kjo rrugë ka qënë skandal fare”.

Rikonstruksioni i rrugës, ka reflektuar menjëherë edhe në aksesueshmërinë e Parkut Arkeologjik të Apolonisë. Vetëm në dy muajt e fundit ky park u vizitua nga 15 mijë vete: “Ky rikonstruksion ndikon dhe në facilitetin e lëvizjes si të turistëve por edhe vizitorëve ditorë apo të qytetarëve Fierak por i jep zhvillim edhe zonës” tha Drejtoresha e Parkut Arkeologjik të Apolonisë Ornela Durmishaj.

Apolonia është qyteti antik në Shqipëri ndër më të mëdhenjtë në pellgun e Adriatikut. Është themeluar rreth fillimit të shek të IV p.e.s dhe nga viti në vit tërheq kureshtare të shumtë.

Sicred