KRYEFAQJA » LAJME » Shtohen rreshjet e shiut, ministria e arsimit mbyll shkollat
Berat, "Shkolla ime, Shkolla jote"

Shtohen rreshjet e shiut, ministria e arsimit mbyll shkollat

Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë njoftoi pezullimin e procesit mësimor në të gjitha institucionet arsimore të arsimit parauniversitar të premten më 1 dhjetor 2017. Shkak është bërë përkeqësimi i motit në të gjithë territorin e vendit. Sipas njoftimeve nga Institutit të Gjeoshkencës, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit (IGJEUM), por edhe nga shërbimet meteorologjike që bashkëpunojnë me Emergjencat Civile, pritet që moti ditë e premte të shkojë drejt përkeqësimit, pasi priten reshje të dendura shiu.