KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Shtohen kërkesat për prodhimin e energjisë elektrike nga dielli

Shtohen kërkesat për prodhimin e energjisë elektrike nga dielli

Përmes një ivestimi 2.4 milionë euro, një kompani private synon të shndërrojë një sipërfaqe prej 20.000 metrash katrorë në fshatin Topojë të Fierit në një park fotovoltaik për prodhimin e energjisë elektrike. Projekti i dorëzuar në Ministrinë e Energjisë dhe Industrisë parashikon instalimin e paneleve diellore me kapacitet dy megavat në perëndim të fshatit Topojë.
Ky është projekti i pestë që ka mbërritur pranë kësaj ministrie për parqe fotovoltaike brenda muajit korrik, ndërsa për gjysmën e parë të vitit numërohen 10 projekte të tilla. Aplikimet në pjesën më të madhe parashikojnë ndërtimin e parqeve diellore të vogla, veç projektit me fuqi 50 mega në zonën e Maliqit.
Të gjitha këto projekte janë në fazën e shqyrtimit nga Ministria e Energjisë dhe Industrisë dhe nëse përmbushin kushtet ligjore, atëhere ministria i miraton duke i hapur rrugë ndërtimit.
Pak ditë më parë Enti Rregullator i Energjisë përcaktoi edhe tarifat për blerjen e energjisë së prodhuar nga dielli dhe era, blerje që investitorëve në Shqipëri ju garantohet nga shteti për një afat të pacaktuar. Referuar vendimit, çmimi i energjisë nga dielli, që shteti do ti blejë prodhuesve privat është 100 euro për megavat, ndërkohë që për energjine nga era tarifa është 76 euro për megavat. Këto çmime janë të vlefshme vetëm për impiantet e vogla, deri në 2 megavat për erën dhe 3 megavat për energjinë që prodhohet nga dielli. Por deri tani kërkesat e investitoreve në pjesën dërrmuese i përgjigjen këtij vendimi, pasi projektet jane kryesisht për impiante të vogla me kapacitet deri në 2 mega.
Shqipëria ka më shumë se 260 ditë me diell në vit çka konsiderohet si një një burim i madh energjie të rinovueshme.

Sicred