KRYEFAQJA » LAJME » Shtetësia e Anastasit, Rama përshëndet vendimin e Metës
Shtetësia e Anastasit, Rama përshëndet vendimin e Metës

Shtetësia e Anastasit, Rama përshëndet vendimin e Metës

Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur vendimin e presidentit Ilir Meta për dhënien e nënshtetësisë shqiptare për kryepeshkopin Anastas, të cilin e konsideroi si drejtuesi i një procesi rilindjeje nga hiri i kishës ortodokse shqiptare. “Ka bërë shumë mirë Presidenti që i ka dhënë nënshtesinë Kryepeshkopit. Ky është qëndrimi im. Besoj që është një akt, i cili është i vonuar dhe i cili pajton dhe nuk ndan. Kjo është vërtetë ana pozitive e këtij akti” tha zoti Rama në konferencen e fundvitit. Kryeministri vlerësoi se figura e Kryepeshkopit është e ngarkuar me një simbolikë të rëndë në kuptimin e peshës, një simbolikë komplekse. “Por të mos harrojmë asnjëherë që kryepeshkopi ishte drejtuesi i një procesi rilindjeje nga hiri i kishës ortodokse dhe Shqipëria nuk e kishte dot në atë moment të parë Fan Nolin e vet” tha ai.
Për kryeministrin Rama në këtë fazë tranzicioni të Kishës Autoqefale shqiptare, “…kryepeshkopi ka luajtur një rol të rëndësishëm që unë e konsideroj pozitiv edhe pse me kryepeshkopin jo gjithmonë kemi ndarë të njëjtat pikëpamje”. Ai shtoi më tej se “Kompleksiteti i kësaj simbolike lidhet edhe me faktin se në vendin fqinj dhe me vendin fqinj janë të lidhura shumë fatet dhe cilësia e jetës, mirëqënies së popujve tanë. Kjo ka ndikuar nganjëherë negativisht dhe padrejtësisht mbi figurën e Kryepshkopit” tha zoti Rama duke përsëritur se “… ka qenë gjëja e duhur dhe ka bërë shumë mirë Presidenti në këtë rast”.

Sicred