KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Shtëpia e Bardhë bën bilancin: 137 rusë të dëbuar nga 23 vende

Shtëpia e Bardhë bën bilancin: 137 rusë të dëbuar nga 23 vende

Menjëherë pas vendimit të presidentit amerikan Donald Trump për dëbimin e 60 diplomatëve rusë dhe mbylljen e konsullatës ruse, reagon edhe Evropa si dhe aletatë kryesorë duke marrë vendim të njëjtë. Në faqen zyrtare të Shtëpisë së Bardhë publikohet një listë në të cilën shihet edhe Shqipëria në vendin e parë, sipas rendit alfabetik. Në foto shihet qartë se janë dëbuar gjithsej 137 diplomatë rusë nga 23 vende. “Presidenti Donald Trump urdhëroi dëbimin e dhjetëra punonjësve të inteligjencës ruse nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe mbylljen e Konsullatës Ruse në Siatëll. Me këto masa, SHBA dhe aleatët tanë i kanë bërë të qartë Rusisë se veprimet e saj kanë pasoja”, lexohet në përshkrimin e fotos së postuar në Instagram. Edhe Australia iu bashkua sot shumicës së vendeve që vendosën për dëbimin e diplomatëve. Nje ish spiun rus i njohur si Sergej Skripal dhe vajza e tij u helmuan me agjent nervor luftarak dhe perdorimi i tij është jashtë rregullores së konventës së OKB-së. Pas ngjarjes Britania vendosi dëbimin e 21 diplomatëve rus, të njëjtin veprim mori edhe Moska ndaj diplomatëve britanikë. Nën këto hapa SHBA-të dhe vendet aletae i bëjnë të qartë Rusisë se veprimet e saj kanë pasoja.

Sicred