KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Shtëpia e Bardhë ka reaguar kundër tarifave që Kina vendosi ndaj 128 produkteve amerikane

Shtëpia e Bardhë ka reaguar kundër tarifave që Kina vendosi ndaj 128 produkteve amerikane

Shtëpia e Bardhë ka kritikuar Kinën pasi kjo e fundit aplikoi tarifa që shkojnë deri në 25 përqind ndaj 128 produkteve amerikane, përfshi mishin e ngrirë të derrit, arrat, frutat e freskëta dhe të thata, si dhe verën. Kjo pasi presidenti amerikan Trump vendosi të rrisë tarifat ndaj celikut dhe aluminit të huaj. Shtëpia e Bardhë nuk e priti mirë lëvizjen e Kinës. “Në vendt që të shenjestrohen eksportet amerikane, të cilat tregohen në mënyrë të ndershme dhe të drejtë, Kina duhet të ndalojë praktikat e saj të tregtisë së pandershme të cilat po dëmtojnë sigurinë kombëtare dhe po shtrembërojnë tregjet botërore” u shpreh zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Lindsi Uollters.
Por Kina u shpreh se lëvizja e saj synonte të mbronte interesat kombëtare dhe të ekuilibronte humbjet e shkaktuara nga tarifat e reja. Tarifat kineze që hynë dje në fuqi, kapin vlerën e tre milardë dollarëve. Ndërkohë, pas vendosjes të tarifave ndaj pronësisë intelektuale, të cilat pritet të prezantohen këtë javë, tarifat amerikanë ndaj importeve kineze pritet të kapin shifrën e gjashtëdhjetë miliardë dollarëve, ndërsa ato amerikane ndaj importeve kineze pritet të kapin shifrën e 60 miliardë dollarëve pas tarifave ndaj pronësisë amerikane. Megjithatë lëvizjet e dy vendeve, nuk është se janë reflektuar pozitivisht në tregjet respektive, pasi aksionet amerikane ranë dukshëm në bursë dhe ato aziatike u tregtuan më lirë ndërsa frika për një luftë tregtare mes dy vendeve po rritet dita-ditës.

Sicred