KRYEFAQJA » LAJME » Shtegu i Gjelbër, gjithçka gati për 7 Janarin
Shtegu i Gjelbër, gjithçka gati për 7 Janarin

Shtegu i Gjelbër, gjithçka gati për 7 Janarin

Më 7 janar 2018 do të mbahet në kryeqytet gara e “Shtegut të Gjelbërt”, e cila, në këtë edicion të 3-të sjell një numër risish dhe një pjesëmarrje rekord. Organizatorët e kësaj veprimtarie kanë konfirmuar për Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar se kuota e parashikuar për 100 garues është përmbushur tashmë, ndërsa pjesa e mbetur do të konkurrojnë në mënyrë të pavarur, jashtë gare. Ky edicioni i 3-të i “Shtegut të Gjelbërt” do të përshkruajë një itinerar prej 63 km dhe gjithçka do të nisë nga Sheshi “Skënderbej”, përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, për të vijuar më pas nëpër Kodrat e Liqenit, drejt Kurorës së gjelbërt të kryeqytetit dhe për të mbërritur në Petrelë, ku do të jetë edhe “Check-point”-i, apo stacioni i parë i kronometrimit. Stacioni i dytë është ai i Durishtit, i ndjekur më pas nga “Check-point”-i i kilometrit 25, përgjatë rrugës Tiranë-Elbasan, e për të vijuar me stacionet e tjera të kronometrimit në Kakunjë, në Koçaj pranë Baldushkut, në Rodhje dhe për ta mbyllur kronometrimin në finishin e Mulletit, ndërsa mbërritja për publikun do të jetë sërish Sheshi “Skënderbej” në Tiranë. Sipërfaqja e garimit do të variojë nga argjila, asfalti, çakulli, bari, dheu apo përzierjet e ndryshme të këtyre elementëve, ndërsa lartësia e garimit do të luhatet nga 100, në 2000, në 400 e deri mbi 800 metra mbi nivelin e detit, që përkon me “Check-point”-in e 3-të, atë të km 25 në Qafë-Krrabë. Për organizatorët e kësaj gare të çiklo-krosit, Fondacionin EDS, biçikleta është një zgjidhje e shëndetshme në një qytet me një trafik të rënduar si Tirana. Për këtë arsye, “Shtegu i Gjelbërt është më shumë sesa thjesht një garë.

Sicred