KRYEFAQJA » LAJME » Shqiptaro amerikani Mark Gjonaj fiton në asamblenë e Nju Jorkut

Shqiptaro amerikani Mark Gjonaj fiton në asamblenë e Nju Jorkut

Mark Gjonaj, bëhet shqiptaro-amerikani i parë me pozicionin më të lartë në politikën amerikane. Si kandidat i demokratëve, Mark Gjonaj, siguroi fitoren, në raundin e dytë të zgjedhjeve si antar i Asamblesë së Shtetit të Nju Jorkut. Zoti Gjonaj në një intervistë për RTSH-në, vlerëson se suksesi i tij në zgjedhje është ekskluzivisht meritë e çdo shqiptari që e mbështeti në këtë betejë politike. “Ishte përkrahja e komunitetit tonë,  jo vetëm ekonomikisht, por edhe si vullnetar, dhe unë jam shumë i lumtur. Po mos të ishte komuniteti im, që është baza ime nuk e di si do të kishin dalur rezultatet” tha zoti Gjonaj.
Me angazhimin për të punuar më shumë për shqiptarët dhe votuesit e tij në Nju Jork Mark Gjonaj thotë se komuniteti i shqiptarëve në diasporë është i gatshëm të mbështesë nismën e qeverisë shqiptare për përfshirjen e diasporës në zhvillimin e vendit. “Përsa i përket shqiptarëve veçanërisht që janë në Amerikë, janë mëse të gatshëm të bëjnë bashkëpunim të bëjnë investime. Vendindjen tonë, trojet tona, nuk i kemi harruar. Qeveria ka në dorë të krijojë ambientin që ne të bëjmë më tepër për vendlindjen tonë” tha zoti Gjonaj.
Mark Gjonaj i lindur në Brox të Nju Jorkut në një familje shqiptare nga Mali i Zi, është diplomuar në St John’s University. Në raundin e parë të zgjedhjeve ai siguroi 39 përqind të votave, për të kaluar më pas në raundin e 2-të atë të 7 nëntorit. Mark Gjonaj është nderuar me medaljen “Nderi i Kombit” nga ish presidenti Nishani.

Sicred