KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Shqiptarja nga Kosova Dua Lipa, fiton për herë të parë në “Grammy Awards”

Shqiptarja nga Kosova Dua Lipa, fiton për herë të parë në “Grammy Awards”

Shqiptarja nga Kosova, Dua Lipa, triumfon për herë të parë në çmimet muzikore amerikane “Gremmy’. Ajo është fituesja e kategorisë “Artistja më e mirë e re e vitit 2019”, çmim për të cilin kandidonte edhe shqiptarja tjetër, ajo nga Maqedonia e Veriut, Bebe Rexha. Dua Lipa më pas ka përformuar në skenë edhe në duet me St.Vincent, duke elektrizuar sallën. Triumfuese e madhe në këtë vit ishte Lady Gaga, me tre çmime Gremmy. Por, edhe këngëtarja kauntri Kejsi Masgrejvs dhe reperi Childish Gambino ishin ndër fituesit e mëdhenjë të natës së çmimeve muzikore amerikane. Reperja Kardi B ka shkruar historinë, teksa ishte femra e parë në histori, që fitoi çmimin për albumin më të mirë Rep. Spektakli vjetor i çmimeve më të mira muzikore amerikane, është drejtuar për herë të parë nga një femër, 15 herë fituesja e çmimeve Gremmy. Alicia Keys, e cila e ka hapur shfaqjen duke ftuar surprizën e mbrëmjes në sallë, ish first lejdin Mishelle Obama. Ajo së bashku me aktoren Jada Pinket, dhe këngëtarët Lady Gaga dhe Jenifer Lopez kanë folur për rëndësinë e muzikës në jetët e tyre. Ky ishte edicioni i gjashtë i çmimeve “Gremmy”.

Sicred