KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Shqiptarët, gjithmonë e më shumë tek kuzhina mesdhetare

Shqiptarët, gjithmonë e më shumë tek kuzhina mesdhetare

Shqiptarët po rikthehen gjithmonë e më shumë tek dieta mesdhetare. E ndryshimi duket edhe te darka e fundvitit, që sipas mjeshtrit të kuzhinës, Armand Kikino duket te futja e gatimeve me bazë peshkun edhe në tavolinën e darkës së fundvitit. Armand Kikino, shef kuzhine thotë: “Kohët e fundit kuzhinës mesdhetare i është shtuar edhe peshku dhe produktet e detit, si karkalecat e detit etj. Ky element nuk përfshihej më parë por është rritur gjithmonë e më shumë kërkesa.” Por megjithatë një familje shqiptare sërish përdor shumë mish në jetën e përditshme, apo edhe për festa. Ja sa kilogramë mish përdor një familje shqiptare për darkën e Vitit të Ri. Disa qytetarë thonë se blenë deri në 10 kg mish për festat e fundvitit, pasi, sipas tyre ne e konsumojmë mishin si popull. Nëse dikur shqiptarët punonin punë të rënda në bujqësi e kishin nevojë për yndyrna, sheqer me tepri, që më pas konsumoheshin, sot jeta është më sedentare e mbetja te kuzhina e jonë e dikurshme, që nuk u zhvillua më pas viteve 50 bëhet edhe e dëmshme. A ka shumë nevojë që kuzhina jonë të lehtësohet e modernizohet me receta të reja? “Duhet ruajtur tradita ndërkohë që domosdoshmërisht do të hyjnë edhe elementë të rinj.”

Sicred
WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com