KRYEFAQJA » LAJME » Shqiptarët festojnë Kurban Bajramin
Shqiptarët festojnë Kurban Bajramin

Shqiptarët festojnë Kurban Bajramin

Besimtarët myslimanë shqiptarë u janë bashkuar besimtarëve myslimanë të të gjithë botës për të kremtuar Kurban Bajramin, një festë e shënuar e kalendarit islam. Në vende të shënuara ata u mblodhën për falur namazin, një rit i kësaj feste. Në Tiranë besimtarët u mblodhën në sheshin “Skënderbej” në një cermoni që u transmetua drejtëpërdrejtë edhe nga RTSH. Kreu i komunitetit mysliman shqiptar, Skënder Bruçaj ka bërë thirrje para besimtarëve për t’i thënë jo urrejtjes e përçarjes, egoizmit e arrogancës, për falje të gabimeve të njëri-tjetrit, si dhe për më shumë ndihmë ndaj njerëzve në nevojë. “Le të lutemi të gjithë së bashku në këto ditë të shenjta të Kurban Bajramit që të mbretërojë paqja, solidariteti, respekti, harmonia dhe dashuria mes njerëzve pa dallim dhe përjashtim. Zoti na përcjelltë vullnetin dhe ndjesën e sakrificës për të përhapur të mirën dhe të bukurën dhe jo të keqen dhe të shëmtuarën, të përhapim paqen dhe sigurinë mes njerëzve dhe jo konflikt dhe përçarje, të përcjellim shpresë dhe dashuri dhe jo pesimizëm dhe urrejtje.Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët” tha zoti Bruçaj.
Shqipëria është një vend ku rreth 66 për qind e popullsisë i përket besimit myslyman. Por bashkëjetesa mes besimeve te tjera fetare, kryesisht katolike e ortodoksë, konsiderohet një vlerë historike dhe shembull botëror. Në ditët e shënuara të festave fetare, veç urimeve besimtarët e feve të ndryshme kryejnë vizita tek njeri tjetri, por edhe në objektet fetare.
Festat fetare shfytëzohen edhe nga politika për të dhënë mesazhet e saj.

Sicred