KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Shqiptarët dhe paratë që “humbasin” në bankat tregtare

Shqiptarët dhe paratë që “humbasin” në bankat tregtare

Sistemet e pagesave bankare i kushtojnë ekonomisë shqiptare rreth 250 milionë euro në vit. Ato prekin edhe individët që për shërbime të caktuara bankare paguajnë kosto jo të pakta. Gazetari i RTSH Bardhi Sejdarasi ka marrë në analizë vetëm kosto të caktuara dhe vetëm për shërbimin e kartave të kreditit si dhe ka analizuar fitimin e bankave tregtare.
Sa janë paratë që iu paguajmë bankave tregtare të nivelit të dytë për shërbimet që marrim prej tyre? Një pyetje e tillë bëhet rrallë, një llogari në detaje akoma më rrallë. Nëse sot tranferojmë vetëm 100 lekë nga llogaria jonë, bankës do t’i paguajmë 150 lekë. Nëse jeni duke pirë një kafe me kosto 1 Euro në një vend të Europës dhe paguani me kartën tuaj të kreditit, atëherë banka do të marrë një komision prej 2,5 Eurosh.
Mund të vazhdosh gjatë me shëmbuj të tillë që sjellin në vëmendje kostot me të cilat bankat shqiptare ofrojnë shërbimet e tyre. Ajo që duam të themi nuk ka të bëjë thjesht me nevojën për të paguar shërbimet e marra, sepse kjo është logjike, por me kostot e këtyre shërbimeve. Ato janë vërtet të larta, që fillojnë nga komisionet vjetore të mirëmbajtjesm të tërheqjes e parasë së gatshmem cash, e deri te pagesat në terminalet e pagesave brenda e jashtë vendit.
Sipas një studimi të fundit të Bankës Botërore dhe të bankës sonë qëndrore, me referencë kostot e vitit 2016, sistemet e pagesave bankare krijojnë një kosto vjetore në ekonominë shqiptare sa 2.5% e Prodhimit të Brëndshëm Bruto. Kjo përkthehet përafërsisht në 33.7 miliardë lekë ose 248 milionë euro.
Në këtë kategori përllogaritjet tregojnë se rreth 50 për qind e kostove të pagesave përballohen nga qytetarët, 25 për qind nga biznesët, 24 përballohen nga ofruesit e shërbimeve të pagasave dhe 1 % nga entet publike.
Ana tjetër e medaljes janë bankat dhe fitimet e tyre. Bankat raportuan një fitim neto prej 4.8 miliardë lekësh në tre muajt e parë të vitit 2018, sipas standardeve lokale, bëhet e ditur në statistikat e Bankës së Shqipërisë. Një vit më parë ky fitim vjetor ishtë 5,8 miliardë lekë. Vetëm këto shifra mjaftojnë sidoqoftë për të kuptuar se sa iu kushtojnë shqiptarëve bankat e nivelit të dytë!

Sicred