KRYEFAQJA » LAJME » Shqiptarët dhe paratë e emigracionit, ja milionat e dërguara

Shqiptarët dhe paratë e emigracionit, ja milionat e dërguara

Investimet e huaja direkte dhe remitancat, apo dërgesat e shqiptarëve që punojnë e jetojnë jashtë vendit janë dy tregues të rëndësishëm për rritjen e ekonomive kombëtare. Trendi që kanë ndjekur këta dy indikatorë në harkun kohor 1992-2016, sipas një raporti të Bankës Botërore, paraqitet tepër interesant. Deri në vitin 2006 emigrantët sillnin në atdhe mesatarisht katër herë më shumë se investitorët e huaj direkt. Pas vitit 2006 ata jo vetëm sillnin shumë herë më pak vlera monetare, por pas vitit 2010 dërgesat nga emigrantët ishin mesatarisht 1.3 herë më të ulëta se vlera e investimeve të huaja direkte. Statistikat janë bërë të ditura në treguesit e bilancit të pagesave të Bankës së Shqipërisë. Duke filluar nga vitet ’90, trendi i remitancave ka qenë gjithnjë pozitiv deri në vitin 2007 (duke arritur në atë vit dhe maksimumin historik me një vlerë prej 951 milionë Euro) dhe më tej negativ deri në vitin 2013. Vlerësohet se përgjithësisht, pas 15-20 vitesh emigrantët fillojnë i shkëpusin lidhjet me vendin mëmë dhe dërgojnë më pak para. Ky është grafiku it ë ardhurave nga emigrantët nga viti 2008 deri sot. Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, 1.12 milionë shqiptarë, të lindur në Shqipëri, jetojnë në vende të tjera. Në rastin e Shqipërisë remitancat kanë luajtur një rol të rëndësishëm si në stabilizimin e ekonomisë, ashtu dhe në nxitjen e zhvillimit të shpejtë të saj. Ato janë ende burimi kryesor i furnizimit me valutë të huaj. Vlerësohet se sot diaspora ekonomike numëron më shumë se për 900 milionë njerëzit që kanë lëvizur nga vendet e tyre dhe që qarkullojnë më shumë se 600 miliardë dollarë amerikanë në të gjithë Botën. Shqipërisë i mungon akoma një strategji specifike për çdo vend ku ka diasporë.

Sicred