KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Shqipëria zgjedh 2017- Emision debat në RTSH
Shqipëria zgjedh 2017- Emision debat në RTSH

Shqipëria zgjedh 2017- Emision debat në RTSH

Radio Televizioni Shqiptar fillon sot, në një transmetim të drejtpërdrejtë, një debat profesional për programet elektrorale të partive politike, që garojnë në zgjedhjet e përgjithshme kuvendore 2017.
Do të jenë 4 emisione të drejtuara nga gazetarët e Njësisë së Programeve Tematike dhe Lajmeve, që do të shpalosin para publikut votues alternativat, kryesisht ekonomike, të partive politike në garë.
Në emisionin e parë, që nis sot në orën 21:00 dhe që realizohet në një mjedis natyror të hapur në Hollin e RTSH, do të debatohet për ekonominë. Ajo është bërë në fakt, kryefjalë e fushatës së tanishme elektrorale. Gazetari Bardhi Sejdarasi, që është moderator i emisionit, ka ftuar në këtë debat përfaqësuesit e partive kryesore politike, Ervin Bushati nga Partia Socialiste dhe Dorian Teliti nga Partia Demokratike e Shqipërisë, të cilët do të komentohen edhe nga  pedagogë dhe analistë të njohur të ekonomisë.
Çfarë alternativash ekonomike ofrojnë për elektroratin partitë kryesore politike? Sa realiste dhe të realizueshme janë ato? Ku bazohen premtimet për rritjen e pagave, pensioneve dhe punësimit? Çfarë argumentash profesionale ekonomike dhe financiare shoqërojnë realizimin e programeve që pretendojnë të qeverisin Shqipërinë në katër vitet e ardhshme?
Këto e të tjera pyetje dhe komente do të jenë pjesë e debatit të sotem në Radio Televizionin Shqiptar, në oren 21:00 në debatine hapur ekonomik, Shqipëria zgjedh 2017- Ekonomia. Emisionin ju mund ta ndiqni në RTSH1HD, por edhe në livestream në www.rtsh.al.

Sicred