KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Shqipëria zë vendin e 12-të në “Junior Europian Song Contest”

Shqipëria zë vendin e 12-të në “Junior Europian Song Contest”

Edhe pse ka pasur një interpretim të shkëlqyer, me një mesazh të fortë për të ruajtur mjedisin, Shqipëria ka zënë vendin e 12 mes 16 këngëve pjesëmarrëse në Festivalin Europian të Këngës për Fëmijë: Junior Europian Song Contest, festival që është transmetuar dje drejtpërdrejt nga Tbilisi i Gjeorgjisë ekskluzivisht nga rrjeti i RTSH. E ku fituese është shpallur Rusia me 188 pikë, në vend të dytë Gjeorgjia me 185 pikë dhe në vend të tretë Australia me 172. Kënga “Mos ma prekni pemën” e kënduar nga 10-vjeçarja Ana Kodra në shqip dhe anglisht, e kompozuar nga Kristi Popa e me tekst të Jorgo Papingjit mori gjithsej 67 pikë, duke pasur përpara Italinë dhe Maqedoninë, e duke lënë pas vetëm Portugalinë, Irlandën, Qipron. Përveç votimit të jurive të vendeve pjesëmarrëse, ka qenë votimi online që ka ulur mundësitë për të fituar më shumë pikë për Anën e vogël. Edhe pse këtë herë kishin mundësi të votonin edhe shqiptarët nga Shqipëria, votimi online për Shqipërinë ka qenë më i ulëti, 35 pikë. Festivali Junior Europian Song Contest që përshin fëmijë të moshës 9-14 vjeç, vitin e ardhshëm nuk do të zhvillohet në vendin e këngës fituese, Rusi, por në Minsk të Bjellorusisë. Kënga shqiptare që merr pjesë në këtë festival europian përzgjidhet përgjatë festivalit “Junior Fest”, prodhim i RTSH.

Sicred