KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Shqipëria synon të përfitojë energji nga dielli dhe era

Shqipëria synon të përfitojë energji nga dielli dhe era

Qeveria shqiptare është angazhuar që brenda dy viteve të ardhshme të rrisë prodhimin e energjisë elektrike nga burimet e rinovueshme. Sipas këtij plani, në fund të vitit 2020, 38 përqind e prodhimit të energjisë në Shqipëri do të vijë nga dielli dhe era.
Pjesë e këtij plani ambicioz është përjashtimi nga tatimi mbi vleren e shtuar (TVSH) i të gjitha makinerive dhe pajisjeve që do të përdoren për ndërtimin e projekteve të prodhimit të energjisë nga dielli dhe era, me kushtin e vetëm që investimi të arrijë vlerën e 50 milionë lekëve.
Pas një hovi 15 vjeçar që mori prodhimi i energjisë hidro në Shqipëri, investitorë të huaj dhe vendas i kanë kthyer sytë nga prodhimi i energjise së pastër. Vitin e fundit, pranë ministrisë së energjisë dhe infrastrukturës ka fluks kërkesash për të investuar në parqe fotovoltaike dhe eolike, vlera e të cilëve arrin deri në 500 milionë euro.
Klima e Shqipërisë ofron rreth 2.400 orë diell në vit dhe një mesatare prej 240-300 ditë me diell, si dhe me fuqi ere te konsiderueshme në bregdet.

Sicred