KRYEFAQJA » LAJME » Shqipëria shpall “Person të Padëshirueshëm” eurodeputeten qipriote Eleni Theoharos
Shqipëria shpall "Person të Padëshirueshëm" eurodeputeten qipriote Eleni Theoharos

Shqipëria shpall “Person të Padëshirueshëm” eurodeputeten qipriote Eleni Theoharos

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme i propozoi Ministrisë së Brendshme shpalljen  Person të Padëshirueshëm në Shqipëri, të eurodeputetes qipriote Eleni Theoharos, pas ngjarjeve të së enjtes në Bularat gjatë varrimit të Kostandinos Kaçifas i cili u vra dy javë më parë gjatë një përplasjeje me policinë shqiptare. Ministria e Brendshme gjykoi të miratojë kërkesën e Ministrise për Europën tha Glen Dervishi zëdhënësi i Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme.
“Shfaqja e orkestruar si një provokim agresiv në Bularat, e cila e ktheu një ceremoni mortore në një manifestim sfidues ndaj rendit dhe sigurisë , qetësisë publike në Shqipëri, me thirrje ekstremiste, nxitje të urrejtjes dhe thirrje të përçarjes midis qytetarëve me kombësi shqiptare dhe greke, ishte e papranueshme për shtetin dhe shoqërinë shqiptare” tha ai. Sipas zotit Dervishi në mbrojtje të rendit kushtetues, sigurisë kombëtare, qetësië publike dhe pacenueshmërisë të asnjë lloj forme të tërësisë territoriale të Shqipërisë, autoritete shqiptare janë mbështetur në mekanizma tërësisht ligjorë në adresimin e problematikave.

Sicred